Identifikohen, ja emrat e të plagosurve në Sarandë

579
Identifikohen të plagosurit në Sarandë dhe numri i tyre është rritur në tre. Dy prej tyre quhen: Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç.

Njeri prej tyre thuhet se është pronar i një lokali.

Plagosjet erdhën pas një përplasjeje me armë që ndodhi mëngjesin e sotshëm në Sarandë Dëshmitarët thanë se dëgjuan rreth 10 të shtëna diku pranë hotel Butrintit dhe qytetarët janë alarmuar. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe grupet e gatshme janë vënë në ndjekje të autorëve.

Nuk dihen shkaqet e këtij konflikti. 
Sigal