Sigal

TIRANE- Lëvizte me makinë pa targa, 34-vjeçari në Tiranë hyn në telashe me policinë. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N.SH., teksa lëvizte me mjetin tip “Audi” pa targë, është përplasur me dy mjete të parkuara tip “Alfa Romeo” dhe “Benz” dhe një pemë.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq, pasi pas rrëzimit të pemës për pasojë janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të mitur, shtetasit me inicialet D.E., dhe I.E., të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Materialet në ngarkim të 34-vjeçarit i janë përcjell prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.