I papërgjegjshëm ne timon dhe i shoqëruar nga policia, Luizi kryqëzohet nga rrjeti

39
Sigal

Një video e postuar nga Luiz Ejlli ka shkaktuar komente të shumta në rrjet. Këngëtari shihet në timon, në autostradë duke u kthyer nga Berati në Tiranë, pa rrip sigurimi.

Kodi Rrugor parashikon që personat të cilët janë më të gjatë se 190 cm nuk duhet ta mbajnë rripin, por Luizi nuk bën pjesë te kjo kategori.

Një detaj tjetër që vihet re në videon e fituesit të Big Brother Vip 2 është dhe motori i policisë, i cili nuk dihet nëse ndodhet rastësisht aty apo shoqëron Luizin.

“Iku trafiku” shkruan Luizi me një emoji duke qeshur që të lë të kuptohet se motomjeti i policisë po e ndihmon t’i lirohet rruga.

Video nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit, të cilët e kanë kritikuar.