I moshuari në Vlorë i jep fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike

205
Sigal

Një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë reth orës 09:00, në lagjen “Pavarësia”.

Policia njofton se 70-vjeçari me iniciale DH.D., dyshohet se në gjëndje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.