I moshuari në Korçë humb jetën pasi bie nga ballkoni, dyshimet e para

516
Një i moshuar ka humbur jetën në Korçë, pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14, ndërsa viktima është S.K, 88 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga pallati. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal