I hapën llogari false 34-vjeçares në TikTok, nën hetim tre persona në Shkodër

11
Sigal

Një 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok. Për rastin, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, -njofton policia.

Së fundmi janë shtuar denoncimet nga personat që bien pre e kërcënimeve në rrjetet sociale, kryesisht fëmijë, vajza dhe gra.