I gërvishtën makinën me motor, sulmohen vëllezërit me sëpatë dhe kaçavidë

491
Dy vëllezër janë plagosur me sopatë dhe kaçavidë, pas konfliktit të çastit me dy persona të tjerë për gërvishtjen e një makine me motorin e vëllezërve. . Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallzimin e konfliktit. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në prangat e policisë u vunë shtetasit Astrit Xhetani 41 vjeç dhe Gëzim Alimani 24 vjeç. “Rreth orës 18:30, në lagjen “Partizani” të qytetit Burrel, këta shtetas kanë goditur me mjete prerës (sopate e kaçavidë) për një konflikt të çastit (pas fërkimit të makinës së tyre me motorrin e të dëmturarëve) vëllezërit E.M dhe V.M , 21 vjeç (binjak), të cilët u dërguan në spitalin e Traumës Tiranë për momentin jashtë rrezikut për jetën”, informon policia e Matit.
Sigal