I dyshuar për disa vjedhje, arrestohet 21-vjeçari në Pogradec

Është arrestuar në Pogradec një 21-vjeçar i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytet.

I riu me inicialet E.S bëhet me dije se ka vjedhur një lokal, ndërsa leva e hekurit me të cilën ka thyer xhamat është sekuestruar.

Sigal

Blutë kanë të dokumentuar dhe një vjedhje tjetër prej tij, në muajin gusht, ku ka grabitur një çantë me lekë.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.