Hetimet për ‘Toyota Yaris’, dosja ku implikohet edhe Taulant Balla/ Dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela

Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar në polici.

Çela është dorëzuar në policinë e Tiranes

Sigal

Ai është pjesë e hetimit për për dosjen e ‘Toyota Yaris’.

Çela se bashku me oficeren e BKH Erjona Dautaj ndërhynte tek prokurorë dhe gjykatës për të lehtësuar pozitën e personave të ndryshëm që dilnin para gjykatës.

Ai ishte shpallur në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë Aurel Zarka.

Avokati Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’.

Kujtojmë këtu se i akzuar në këtë dosje sipas denoncimeve të opozitës është edhe ministri socialist Taulant Balla.