Heroina shqiptare kapet në Zvicër, 6 të arrestuar

625
Gjashtë persona, mes të cilëve 4 shqiptarë janë vënë në pranga në Zvicër, pasi u kapën me një sasi prej 15 kg heroine.
Mediat raportojnë se lënda narkotike kishte mbërritur direkt nga Shqipëria në mesin e muajit shkurt.
Operacioni u zhvillua nga policia në Gallen, Cyrih, Schëyz dhe Gjenevë, ndërsa vlera e lëndës narkotike i tejkalon 1 milion franga.
“Droga arriti në rajonin e Linthgebiet direkt nga Shqipëria”, shkruajnë mediat zvicerane.
Në pranga gjithashtu u vunë edhe dy vëllezër nga Serbia të cilët shpërndanin dorgën.
Nga rajoni Linthgebiet, droga shpërndahej tek tregtarët me shumicë në të gjithë Zvicrën.
Gjithashtu u sekuestruan edhe sasi para cash, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.
Sigal