Habit Xhisiela Maloku: Tritolin ma vuri opozita…

492
Sigal

Xhisiela Maloku, vajza që u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të denoncimit të një oficeri policie, se mbi të është ushtruar dhunë barabare nga djali i deputetit Rrahman Rraja, nuk ndalet në tentativën e saj për të mohuar gjithçka.

Në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës, është vendosur lëndë ekspolozive. Xhisiela ka reaguar duke thënë se tritoli është vendosur nga opozita, deklaratë të cilën e bëri edhe kryeministri Rama pak orë më parë.

“Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm. Është mëse e qartë, është bërë nga opozita. Unë thashë të vërtetën, ata dolën bllof me lojën e tyre. Dje nuk isha e rrezikuar por tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen, por nuk do të largohem nga Shqipëria. Me Rexhepin kam mardhënie të mira”, ka thënë Xhisiela Maloku.