Gruaja e masakroi Shefki Kurtin me 4 thika, mediat: Ja pse ndodhi krimi tronditës

124
Sigal

Zbardhja e vrasjes së pensionistit shqiptar Shefki Kurti ka tronditur Italinë dhe jo vetëm. Shqiptari jetonte që prej vitit 1991 në vendin fqinj, por u gjet i vdekur dhe i ndarë në copa në fund të korrikut.

Policia ka arrestuar bashkëshorten e tij, Nadiren, si autore të krimit të rëndë. 68-vjeçarja aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik.

Çifti kishte dy fëmijë, Alketën që jetonte në Zvicër dhe Arbenin, që jetonte në Itali dhe njihej si DJ.

Fëmijët thonë se nuk e dinë pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. Por karabinierët dyshojnë se shkak është bërë xhelozia. Ajo kishte frikë se i shoqi kishte një të dashur dhe mund ta linte atë.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja e ka vrarë bashkëshortin e saj në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka transportuar për në banjë, ku ka përdorur katër thika të ndryshme për ta bërë copash. Më pas në darkë, ajo e futi trupin në qese plehrash dhe e hodhi atë në vende të ndryshme.

Fillimisht as karabinierët nuk e besonin se një krim kaq monstruoz mund të ndodhte brenda familjes. Por gjurmët i dërguan te gruaja, e cila rrëfeu krimin e rëndë.

Gruaja e kishte pastruar banesën me kujdes, por sërish policia shkencore italiane gjeti gjurmë të rëndësishme për të faktuar krimin.

Gruaja e ka pranuar krimin dhe është rrëfyer. Ajo ka thënë se ishte keqtrajtuar nga i shoqi, por aktualisht nuk ka prova për të faktuar diçka të tillë.