Greqi/ Përplaset me shkëmbinjtë anija me flamurin shqiptar

430
Sigal

Përplaset në bregdetin e Lefkadhës në Greqi një anije me flamurin shqiptar. Anija “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë ne zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Mesohet se anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliadha, Volo për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për  të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në orë e para të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije shkak i aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimore të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes, e cila i shkaktoi përplasjen anijes në Bregdet.