Grabitet autoblinda me para në terminalin e Rinasit

395
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Informacionet e para flasin për një grabitje me armë.

Dyshohet se është grabitur në një automjet i blinduar, i kompanisë së “NAZERI 2000 – SECURITY”, i transportit të parave të një banke.

Grabitja ndodhi rreth orës 15:00 në terminalin e aeroportit të Rinasit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e rendit të cilët kanë nisur patrullimin për të gjetur autorët e kësaj grabitje.

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e përpalsjes me grabitësit.

Dyshohet se autorët e grabitjes kanë qenë të veshur me uniforma të “hetimit tatimor”.

Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe.

Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon pa targa, dhe janë larguar drejt Rinasit.