Goditje e fuqishme, kapen 6 kg kokainë në makinë, prangoset…

688
Një sasi e madhe droge është sekuestruar në mesnatë.
Operacioni është bërë në Bolonja, Itali, ku në pranga është vendosur një shqiptar 33 vjeç. Bëhet fjalë për një aksion policor ku janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë e pastër.
Shqiptari 33-vjeçar mësohet se ishte korrieri që po transportonte drogën. Ai ishte rezident në Treviso. Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rrugor. Ai është kapur ndërsa po transportonte 6 kilogramë kokainë, shkruan SYRI.net.
Droga ishte ndarë në pako dhe e fshehur poshtë sediljeve të makinës. I riu është dërguar në qeli dhe është në pritje të masës së sigurisë.
Sipas medias italiane, i riu është një korrier i nivelit të mesëm. Droga ishte e destinuar për sheshet e Bolonjës, ku do të shitej në doza.
Sigal