Gjyqi ndaj imamëve, kërcënohet dëshmitari

481
Tensionohet situata në gjyqin ndaj 9 të pandehurve akuzuar për rekrutimin e shtetasve shqiptarë në Siri për të luftuar përkrah ISIS. Shkak është bërë deklarata e dëshmitarit Adriatik Kuçi, i cili ka akuzuar të pandehurit se mashtruan babanë e tij, Mustafa Kuçi për ta dërguar në Siri duke i dhënë 500 euro deri në Turqi.
Ai akuzoi drejtpërdrejtë të pandehurin Bujar Hysa si njeriun që i çoi babanë për të luftuar përkrahë ISIS-it. Kaq ka mjaftuar që familjarët të irritohen dhe të kërcënojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit. Ndërkohë gjykata është detyruar të boshatisë sallën nga gazetarët dhe kamerat.
Familjarët i janë drejtuar dëshmitarët me fjalët: Me ty do të shihemi jashtë. Nëse e donit kaq shumë luftën e shenjtë mund të shkonit vet në Siri e jo të linit babanë”. Pas këtyre fjalëve, dëshmitari Kuçi është shoqëruar nga salla e gjyqit me polici duke dalë nga dera e pasme e gjykatës për të shmangur ndonjë përplasje me familjarët e të të akuzuarve.
E pranishme para trupit gjykues në këtë proces ishte edhe dëhmitarja Nazmie Allxhaka, e cila dy seanca me parë i quajti të pandehurit “mjekër pjepër”. Ajo tha se me këtë fjalë nuk ofendonte myslimanët, por ata që predikonin dhunën dhe terrorizmin.
Sigal