Gjirokastër, vdes në aksident specialisti i krimeve të rënda

466
Një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident të ndodhur gjatë mesnatës së kaluar. Në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, në afërsi të ish- repartit ushtarak Grehot, ka dalë nga rruga automjeti tip “Renault”, me targë SR 6841 B që drejtohej, Rrapo Xhavara, 41 vjeç, banues në Sarandë, specialist në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër . Si pasojë e daljes nga rruga drejtuesi i automjetit nga rruga, Xhavara ka humbur jetën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti. Të sinjalizuar për rastin, uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat si ka ndodhur aksidenti.
Sigal