Gjirokastër, sekuestrohet 7.5 kg kanabis. Në pranga 28-vjeçari

410
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi 7.5 kg kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga një 28-vjeçar. Në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Prita” është vënë në pranga Nikolas Hamzai, nga Saranda. Sipas burimeve zyrtare, policia kishte marrë informata se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike. Për këtë është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.
Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Citroen” me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm. 
Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me pesh totale 7.5 kg. Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës.
Sigal