Gjirokastër/ Merr flakë lokali i njohur, evakuohen të rinjtë

408
Sigal

Një shkëndijë elektrike për pak sa nuk ka shkrumbuar një nga lokalet më të njohur në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen 18 shtatori.

Sipas Juguneës, mësohet se shkëndija elektrike gjeneroi si pasojë e ngarkesës shumë të madhe në kabllin qendror të furnizimit me rrymë elektrike në kasën shperndarese. Menjeherë jane treguar vigjilentë punonjësit e këtij bar-kafeje duke perdorur ujë për të shuar qysh në origjinë flakën që rrezikonte tërësinë fizike të objektit.

Menjëherë të gjithë personat që gjendeshin në lokal, kanë dalë nën panik prej lokalit ndërkohë që shumë shpejt ka ardhur edhe mjeti zjarrëfikës që bëri të mundur lokalizimin krejt të zjarrit.

Bar-Kafeja që rrezikoi të digjej, është një prej lokaleve më të frekuentuar nga të rinjtë gjirokastritë.