Gjendet i pajetë një 30-vjeçar në bregdetin e Vlorës, dyshimet e para

206
Sigal

Një 30-vjeçar është gjetur mesditën e sotme pa shenja jete në bregun e detit në Vlorë.

Sipas policisë personi në fjalë është i seksit mashkull, dhe nuk është identifikuar ende.

Trupi i pajetë i gjet afër Petroliferës, teksa dyshohet se 30-vjeçari është mbytur në det dhe uji e ka nxjerrë në breg.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.