Presidenti Meta: Mirënjohje për Myftiun, Ledian Cikalleshi dhe të gjithë imamët myslimanë për impenjimin e dhurimit të gjakut

182
Myftinia e Korçës ju bashkua sot kauzës fisnike të dhurimit të gjakut, duke ftuar besimtarët dhe të rinjtë e këtij qyteti për të dhënë kontributin e tyre human në ndihmë të fëmijeve talasemikë dhe të sëmurve kronikë.
Mirënjohje për Myftiun, Ledian Cikalleshi dhe të gjithë imamët myslimanë, për impenjimin e tyre mbresëlënës për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Korçës mbi nevojën e dhurimit të gjakut, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19 dhe masave kufizuese, që kanë ndikuar në uljen drastike të dhuruesve.
Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku, për të nxitur akoma më shumë kulturën e dhurimit të gjakut, duke vënë në jetë edhe atë çfarë na mësojnë besimet fetare, mbështetjen dhe ndihmën për më të pamundurit, më të dobëtit, të braktisurit dhe të varfërit. 🇦🇱
Sigal