Gjenden dy persona të vdekur në Fier e Lushnje, ja dyshimet e para

193
Sigal

Gjendet të vdekur dy persona në Fier e Lushnje. Rasti i parë u identifikua në lagjen “1 Maj”, Fier. Në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër.

Nga këqyrja paraprake e bërë nga ekspertët nuk dallohen shënja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Në orët e vona të pasdites në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.

Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.