Gati për grabitje, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali. Ja çfarë iu gjet në çantë

11
Sigal

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Perugias nën akuzën e veprës penale të shitjes së drogës dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

Mediat italiane shkruajnë se një qytetar i zonës, ka parë të riun shqiptar i cili dukej sikur kishte në plan të kryente një grabitje. Pas ndërhyrjes së policisë italiane, shqiptarit iu gjet një hanxhar në çantën e shpinës.

Gjithashtu gjatë kontrollit iu gjetën edhe 126 gramë kanabis si dhe kokainë. Mësohet se ndaj të riut kishte pasur denoncime të mëparshme për tentativa grabitje të dështuara.