‘Furnizonte’ me kanabis “Don Bosko”-n, arrestohet 25-vjeçari, u kap mat duke shpërndarë dozat

51
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, pasi akuzohet se shpërndante doza kanabisi. Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Don Bosko”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Don Bosko”, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në rrugën “Don Bosko”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit.”, thuhet në njoftimin e policisë.