Fshehu 207 kg hashash në kamion, ndalohet 42-vjeçari shqiptar në Janinë

543
Një 42 vjeçar shqiptar, ka përfunduar në pranga në Greqi pasi u kap me drogë. Policia greke arriti të sekuestrojë një sasi prej 207 kg droge e llojit kanabis sativa në rajonin e Janinës.
Në pranga ka përfunduar, drejtuesi shqiptar i kamionit ku ishte fshehur lënda narkotike e futur në 8 çanta udhëtimi.
Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte e ndarë 196 pako të ndryshme. Përveç sekuestrimit të drogës, policia ka sekuestruar edhe 280 euro, si dhe dy telefona celularë në posedim të drejtuesit të kamionit.
Sigal