Fqinjët telefonojnë policinë, arrestohet ‘skifteri’ në Fier

370
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjecar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në fshatin Levan, Fier. Në pranga ka përfunduar Pandeli Culi, 51 vjeç, banues në Levan.

“Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi  sendet e vjedhura”- thotë policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Policia e Fierit shprehet se falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.