FOTO/ U qëllua me çifte nga i afërmi, ky është i riu që humbi jetën në Bulqizë

35
Sigal

Personi në foto është shtetasi Vasil Kamberri, nga Bulqiza, i cili mbeti viktimë, pasi një i afërm i tij e qëlloi me çifte në një zonë të pyllëzuar.

I riu humbi jetën në helikopter ndërsa po transportohej drejt spitalit. Policia njofton se është shoqëruar autori i ngjarjes.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.