Çarja e digës/ “Nuk ka dëme në njerëz”, Ministria e Mbrojtjes sqaron ngjarjen: Si paraqitet situata në terren

33
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën në terren pas çarje së digës në Bunec, ku u rrezikua nga përmbytjet Lukova.

Sipas Ministrisë, është dëmtuar blegtoria e dy familjeve dhe se nuk ka dëme në njerëz.

Reagimi i plotë:

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje.

Nuk ka probleme në njerëz. Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.