FOTO/ Operacioni “E bardha”, kapet lushnjari ‘i fortë’ që shpërndante kokainë, ja çfarë iu gjet

455
Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar me akuzën për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune 2-mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “White” duke arrestuar në flagrancë shtetasin Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistoletë e markës ECOL Special, një krehër, tre fishekë, një thikë, 110 euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” .


Sigal