FOTO/ Oficeri i policisë vrau veten brenda komisariatit Fier, Fafa baba i dy fëmijëve

604
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një inspektor policie në Fier ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Nga sa bëhet e ditur, 46-vjeçari i identifikuar si Kastriot Fafa është vetëvrarë brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë menjëherë pasi ka mbaruar shërbimin.
Ai e ka vrarë veten në dhomën e shërbimit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në këtë akt të rëndë. Fafaj ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa i dha fund jetës në moshën 46-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.
Sigal