FOTO/ Nuk ndalet droga, kapen 1.5 ton kanabis në një kamion. Prangoset korrieri shqiptar

445
Nuk ka të ndaluar droga shqiptare. Një kamion me 1537 kilogramë, pak më shumë se 1 ton e gjysmë është kapur në orët e natës në Brindisi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.
Sipas tyre, droga e ardhur nga Shqipëria me gomone, është shkarkuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas është ngarkuar në kamion, që drejtohej nga një italian, e si rojtar kishte një shqiptar.
Të dy janë arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për shqiptarin me inicialet N. S., 32 vjeç dhe italianin me inicialet M. M., 40 vjeç.
Policia e kishte vënë re kamionin me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe ishte vënë në ndjekje, për ta kapur pak minuta më vonë. Kur policia ka ndaluar mjetin ka gjetur në brendësi edhe 63 pako me drogë.
Gjatë peshimit është saktësuar edhe pesha e saktë e drogës, që ishte 1537 kilogramë kanabis sativa. Droga është dërguar në ruajtje ndërsa dy korrierët janë në burgun e Brindisit.


Sigal