Shtëpia e shefit të Qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma, është qëlluar me breshëri armësh në orët e para të së shtunës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gjovalin Toma është shprehur i befasuar nga ngjarja, pasi sipas tij, ai nuk ka asnjë konflikt.
Toma pretendon se autorët mund të kenë gabuar shenjestër, pasi nuk ka patur asnjë konflikt. Autorët kanë goditur vetem pjesën e kuzhinës, ndërsa vetë Toma ndodhej në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në oret e para të ditës së shtunë, rreth orës 03:00, dhe plumbat kane rene ne pjesen e baneses prane kuzhines. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetime si edhe janë ngritur postblloqe. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.



















