Flakët përfshijnë pyjet e Tiranës e Fierit,shkaku mbetet ende i paqartë

558
Sigal

Kemi kaluar gati javën e parë të shtatorit, por sërisht zjarret nuk ndalen në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar dy vatra të mëdha zjarri, një në Tiranë e tjetra në Fier.

Në kryeqytet, janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat e Mulletit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Ndërkaq, dëshmitarët raportojnë për zjarr edhe në pyjet e Fieri. Një vatër zjarri u shënua në pyllin e Pishporos.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Fieri si dhe nga Patosi për të bëre të mundur vënien në kontrroll të flakëve.

Shkaku i zjarreve është ende i paqartë.