Fier: Grabitja e picerisë “Lali”, 4 në pranga e 1 në kërkim

494
Brenda më pak se 17 orësh Policia e Fierit ka arritur të vërë në pranga 4 nga personat e dyshuar për grabitjen e Picerisë “Lali” në lagjen “Sheq i Madh”, ndërkohë që njëri ndodhet ende në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 pas mesnate kur pesë të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “Sheq i Madh” kanë vjedhur me dhunë Piceri “Lali” në pronësi të shtetasve M.H dhe P.H., ku i kanë marrë 90.000 lekë dhe 160 euro të xhiros.
Fillimisht janë arrestuar dy nga autorët, shtetasit Erges Gashi dhe Albano Goxhaj, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, policia e Fierit bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një prej bashkëpunëtorëve të tjerë të shpallur në kërkim policor si dhe identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të pestë. Ndërkohë që mbetet në kërkim ende një tjetër autor.
Gjatë orëve të pasdites është ndaluar edhe 20-vjeçari Anxhelino Ruko, banues në “Lagjen e Re” Patos, i cili ishte identifikuar dhe shpallur në kërkim më herët. Po kështu është identifikuar dhe arrestuar si bashkëpunëtori tjetër 23-vjeçari Ervis Sulaj, edhe ky banues në “Lagjen e Re” Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Në momentin e arrestimit, policia ka sekuestruar shumën e parave të grabitura dhe një automjet tip “Benz” me targë AA608JE, me të cilën grabitësit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Sigal