Janë riaktivuar sërish pasditen e të martës vatrat e shumta të zjarrit në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier. Pas ndërhyrjes nga ajri të dy avioneve Canadair, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara nga era e fortë ndërkohë që aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së butë. Përballë kësaj situate po kërkohen përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 zjarrfikëse. Ndërkohë sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë. Zjarri i fundit i rënë në këtë masiv pyjor ka qenë në vitin 2013 i përmasave më të vogla.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka duket se do të jetë shumë e vështirë të vihen nën kontroll vatrat e zjarrit, teksa dhe vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar si një ndër zjarret më të vështirë deri më sot. Në 8 ditët e betejës me flakët në masivin pyjor të Pishporos ku situata ka qenë e përkeqësuar edhe për shkak të erës së fortë e cila ka aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit ka qenë i pranishëm Krytari i Bashkisë Fier Armando Subashi.Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj. Në zonën e mbrojtur forcat operacionale janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arat e mbjella dhe banesat të cilat ndiheshin të kërcënuara.
Në terren për të monitoruar situatën ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile Haki Cako situata po vlerësohet në cdo hap në pamundësi të ndërhyrjes nga ajri. Për tu njohur me situatën e rëndë të shkaktuar nga zjarri në pyllin me pisha të Darëzezës flakët e të cilit kanë vijuar të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë që ka ndikuar në përfshirjen e një sipërfaqe të gjerë ka bërë që një ditë më parë në terren për të monitoruar situatën kritike të zbresë edhe ministri i brendshëm Taulant Balla. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm për të krijuar zona të lira ndërtimore në zonën bregdetare Darëzezë dhe Pishëporo, ndërkohë që krerët e autoriteteve lokale kanë thënë se zjarrvënësit cilët do qofshin do të përballen me dënime maksimale për zjarrvënie të qëllimshme dhe dëmtim të pronës publike.





















