Fier/ Bie nga kati i dytë teksa lante dritaret vdes 50 vjeçarja

475
Sigal

Një grua 50-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Mësohet se viktima, Roza Deliu ka qenë duke larë dritaret e banesës kur është rrëzuar, dhe ka ndërruar jetë në mënyrë fatale.

Ajo që është dhe më tronditëse është fakti se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta, ç’ka mund të ketë rezultuar fatale për jetën e qytetares.

Lidhur me ngjarjen ka dhënë një njoftim të shkurtër dhe Policia e Fierit:

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.