EMRI/ Vidhte pajisje e kabllo elektrike, pranga vlonjatit

440
Sigal

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Burime zyrtare thanë se në kuadër të operacionit të koduar “Salvavita” u kap Altin Beluli, banues në Vlorë.

Beluli akuzohet se më datë 19 tetor të këtij viti në një pallat në ndërtim në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit.

Në kuadër të këtij operacioni, nga hetimet e kryera janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në ngarkim të këtij shtetasi, konkretisht:

Më datë 21.05.2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 120 m kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Më datë 08.06.2018, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa m kabllo elektrike. Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.