EMRI/ Tentoi të kalonte kufirin me një person të fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet 25-vjeçari në Qafë-Thanë

44
Sigal

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një 25-vjeçar nga Prrenjasi, pasi tentoi të ndihmonte një 20-vjeçar të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e makinës së tij tip “BMW”.

Gjatë kontrollit të automjetit, në vijën e dytë të pikës kufitare, u zbulua i fshehur shtetasi 20-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte kufirin jashtë rregullave.

Në përfundim të hetimeve, drejtuesi i automjetit, Marjol Çekrezi u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa 20-vjeçari, A. B., u procedua në gjendje të lirë për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia sekuestroi një automjet dhe dy telefona celularë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Qafë Thanë, Korçë.

Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.

Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.