Emri/ Shoqërohet në polici drejtori i Kadastrës në Durrës

599
Sigal

Drejtori i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, është shoqëruar mesditën e sotme në polici.

Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga burime zyrtare të policisë.

Ai ka qenë në zyrën e tij kur oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar dhe e kanë marrë e dërguar në ambientet e policisë, ku po merret ne pyetje.

Pula është i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.

Pak ditë më parë është shoqëruar dhe lënë e lirë edhe nëndrejtoresha e këtij institucioni.

Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.