EMRI/ Kanosi me armë gjahu fqinjin, arrestohet 37-vjeçari nga Babrruja

464
Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kanosi me armë fqinjin. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Babrru.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Emiljan Pjetra akuzohet se në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Kanos me armë gjahu për motive të dobëta fqinjin. Arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:
– Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)
– 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal
Sigal