Emrat/ Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushkrujë-Tiranë, plagosen 4 anëtarë të një familje

496
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushkrujë-Tiranë në afërsi të fshatit Larushk.

Dy mjete tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë janë plagosur 4 pjesetarë të një familjeje.

Të plagosurit janë Ana, Valbona dhe Xhire Prushi dhe Agim Hajdari të gjithë pjestarë të së njëjtës familje.

Makina në të cilën udhëtonin të plagosurit është goditur nga një benz që udhëtonte nga tirana në drejtim të Fushkrujës.

Të 4 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumes ku janë jashtë rrezikut për jetën.