Elbasan/ Parakalimi i gabuar solli aksidentin tragjik me dy viktima, arrestohet 24-vjeçari

415
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili drejtonte një nga mjetet e përfshira në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Urën e Sharrës, në afërsi të Cërrikut, dhe ku si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën dy persona.

Mësohet se i riu që u arrestua është Andis Hysa, ndërsa viktimat ishin Agron Shermadhi dhe Agim Menci.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin:A.H., 24  vjeç,  banues në Klos, Cërrik,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi A.H, mbrëmjen djeshme e rrugën rurale Mollas-Selitë,  tek “Ura e Sharrës”,  në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune  dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç,  banues në fshatin Kamuna,  Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi  A.Sh., 48 vjeç,  banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme.