Elbasan: Arrestohet 59-vjeçari, kanos gruan me thikë për motive të dobëta

458
Një 59-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Elbasanit pasi me një thikë ka kanosur bashkëshorten e tij. Mësohet se Xhordan Beqo, 59-vjeç, banues në Elbasan u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij V.B 57-vjeç.

Gjithashtu mësohet se 59-vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Policia ka bërë të munduar arrestimin e autorit si dhe ka sekuestruar mjetin e mprehtë tip thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Sigal