Ekzekutimi mafioz i 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi, ka shkaktuar jo pak tronditje në shtetin fqinj.
Mediat greke kanë publikuat edhe dëshminë e një qytetari i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes kur autorët zbrazën 25 plumba mbi trupat e shqiptarëve.
“Isha në kompjuter, dëgjova të shtëna të vazhdueshme. E dija se ishte një armë nga tingulli që bëri disa herë dhe pasi mbarojnë dëgjoj përsëri në një kohë të shkurtër. Them se kjo është padyshim një armë sepse të hënën nuk bëhet fjalë për pagëzime apo dasma. Isha i shqetësuar se ishte lagjja jonë këtu. I kishin mbuluar trupat, erdhi Policia dhe nga sa mora vesh ishin të gjithë të vdekur. U shqetësova sepse dëgjova se ishin të shtëna të shumta. Kur mbërrita këtu, viktimat ishin në makinë”, përshkruan banori i zonës.
Kujtojmë se deri më tani pista kryesore është ajo për larje hesapesh mes bandash, ndërsa policia ka bllokuar të gjitha pikat e daljes nga territori, teksa në kërkim është një automjet “Ford” në ngjyrë të zezë, dhe një motor.