Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Muriqan të Shkodrës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e konsumimit të një lënde helmuese.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, shtetasi M. D., banues në Muriqan, u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të dokumentuar plotësisht çështjen në aspektin ligjor.