E rëndë në Pukë, plagoset me armë i mituri

80
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë ku një i mitur ka mbetur i plagosur më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan dhe paraprakisht mësohet se i mituri rreth 11-vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ai është transportuar drejt spitalit. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.