E rëndë në Kavajë, policia e ndaloi si të dyshuar për vjedhje, 28 vjeçari vr*t veten brenda komisariatit (EMRI)

170
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 28 vjeçar me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia ditën e sotme në orën 14:00 si i dyshuar për vjedhje. Ndërsa mësohet se rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Deri më tani dyshimet janë se i riu mund të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes depresive ku ndodhej.

Trupi i viktimës është dërguar në morg, në qytetin e Durrësit për hetimet dhe ekspertizën e mëtejshme.