E rëndë në Itali, sherr mes dy vëllezërve shqiptarë, njeri prej tyre plagoset rëndë

455
Një ngjarje e rëndë tronditi Bergamon në Itali, ku u regjistrua një krim në familje. ‘Republica’ shkruan se dy vëllezër shqiptarë janë përfshirë në një sherr në banesën e tyre në rrugën ‘Stoppani’ rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Nga sherri me thika, për motive ende të paqarta, mbeti i plagosur 22-vjeçari Adelaj Dylia, i cili thuhet se u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
‘Republica’ shkruan se autor i plagosjes së 22-vjeçarit është vëllai i tij i madh, 24-vjeçari Albion Dylia. Sakaq, policia arrestoi autorin pak pas ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal