E rëndë në Durrës, 60 vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

250
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës ku një person është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja, mësohet se një 60 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vetëflijuar.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen nr. 1 të qytetit, pranë lokalit të njohur si “Dy Kitarat”.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja, burri rreth 60 vjeç që u vetëflijua me këtë akt ekstrem, është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa në vijim priten të tjera detaje nga policia e Durrësit.