E rëndë në Berat, 56-vjeçari përplas me makinë fqinjin, pas sherrit për pronat

27
Sigal

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Berat, ku një 56-vjeçar ka përplasur me makinë fqinjin e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.